Rrëzohen paditë e disa shteteve për të përmbysur rezultatin

Gjykata e Lartë e SHBA ka hedhur poshtë përpjekjen e Presidentit amerikan Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 Nëntorit.

Procesi gjyqësor i ngritur këtë javë rrëzoi sërish padinë ligjore të Trump në katër shtetet kryesore Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin. Rezultatet treguan sërish fitues rivalin demokrat Joe Biden.

Gjykatësit e vlerësuan kërkesën si joserioze që në thelb, duke argumentuar se asnjë gjykatë nuk kishte lëshuar kurrë më parë një urdhër për anulimin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Pensilvania, Georgia, Miçigani dhe Wiskonsi i kishin bërë thirrje Gjykatës Supreme të refuzonte padinë, duke thënë se çështja nuk kishte asnjë bazë faktike dhe ofronte pretendime false.

Javën e kaluar gjykata hodhi poshtë sfidën ligjore të kreut të Shtëpisë së Bardhë në Pensivalni. Donald Trump e konsideronte Pensilvaninë si pikën e kthesës, pasi kishte besim të plotë se Gjykata Supreme do ta niste nga ky shtet federal përmbysjen e rezultateve ku ai pretendon se i është mohuar fitorja përmes manipulimeve të votave me postë.

Që kur Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, Trump dhe mbështetësit e tij hapën sfida ligjore me argumentin se ato janë manipuluar, përfshirë këtu edhe votimin me postë.

Kandidati demokrat mundi Trump me një diferencë 306 me 232 vota në Kolegjin Elektoral amerikan. Biden fitoi shtatë milionë vota. Kolegji Elektoral pritet të mblidhet të hënën për ta zgjedhur zyrtarisht si presidentin e 46-të të SHBA.

Klan Plus