Presidenti thotë se ka prova bindëse për eksperimentin e Wuhan

Kur koronavirusi filloi që të përhapej si fillim në Kinë, shkencëtarët dhe shumë ekspertë ngritën dyshimet se ky virus mund të jetë i prodhuar në laborator.

Por pas dy muajsh, kur u bë një vlerësim të situatës, një gjë e tillë u hodh poshtë, ashtu siç u përjashtua edhe mundësia se Covid-19 u përhap nga një treg ku shiteshin kafshë në Kinë.

Megjithatë, teoritë e konspiracionit sot vijojnë ende. Por presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar me bindje të plotë se korona është e krijuar në Wuhan, pikërisht në një laborator.

Gjatë një konference me disa gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet nëse kishte parë ndonjë element të fortë që e vërtetonte një gjë të tillë, ai u përgjigj se ka parë dhe është se krijimi i këtij virusi është bërë nga dora e njeriut.

Kreu i SHBA-ve akuzoi sërish OBSH duke thënë se ajo po punon si agjenci marrëdhëniesh me publikun për Kinën dhe që të dyja kanë fshehur epideminë duke shkaktuar dëme në njerëz dhe në ekonomi. Kina ka hedhur poshtë teorinë e laboratorit dhe e ka kritikuar deklaratën e SHBA ndaj Covid-19. 

Gazeta New York Times një ditë më parë raportoi se disa zyrtarë të lartë brenda Shtëpisë së Bardhë kanë kërkuar nga agjencia e inteligjencës amerikane që të hetojë nëse virusi erdhi nga një laborator kërkimor në Wuhan.

Klan Plus