I pyetur në një konferencë për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin politikën e tyre të mbështetjes për shtetin hebre dhe atë palestinez, Trump ka thënë se do të punojë shumë për të ofruar “një marrëveshje të madhe paqeje” midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i hapur ndaj idesë së një shteti, në vend të zgjidhjes të konfliktit izraelito-palestinez në të dy shtetet.

Pas takimit të tij të parë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Trump i tha atij se të dyja palëve do t’i duhej të bënin kompromise.

Ai tha gjithashtu se Izraeli dhe palestinezët duhet të negocionin menjëherë për një marrëveshje paqeje.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Trump u pyet në lidhje me angazhimin e tij për zgjidhjen midis dy shteteve, një nga bazat themelore të politikës amerikane.

[farë është zgjidhja dy-shtetërore?

“Zgjidhja dy-shtetërore” e konfliktit me të vjetër mes izraelitëve dhe palestinezëve është qëllimi i deklaruar jo vetëm i liderëve të tyre por dhe komunitetit ndërkombëtar.

Ky është skenari për një zgjidhje përfundimtare që do të shihte krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës brenda vitit 1967 para linjave të armëpushimit në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor, duke jetuar në mënyrë paqësore së bashku me Izraelin.

OKB-ja, Lidhja Arabe, Bashkimi Evropian, Rusia dhe deri më tani, SHBA-ja kanë riparaqitur përkushtimin e tyre ndaj këtij koncepti.

Trump u pyet edhe për premtimin e tij elektorale për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem, e cila mund të ketë pasoja serioze për negociata për paqe.

Netanyahu është takuar edhe me Jared Kushner, dhëndrin e Trump, babai i të cilit është një biznesmen i fuqishëm dhe një donator i lartë politik i kryeministrit të izraelit.

Trump ka emëruar Kushner, i cili nuk ka përvojë në diplomaci, për të udhëhequr përpjekjet për të negociuar një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme./tvklan.al