Fituesja e çmimit Nobel për paqen në vitin 2018, Nadia Murad, tërhoqi vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump, në një vizitë në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Teksa po dëgjonte tmerrin që kishte përjetuar e reja irakiane dhe njerëzit e saj nga militantët e ISIS, Trump u shfaq i habitur për motivin e çmimit prestigjioz, të marrë nga vajza që i përket pakica Jazidi.

“Për çfarë arsye ta dhanë çmimin?”, e pyeti ai Murad.

“Pas gjithë asaj që më ndodhi, unë nuk u dorëzova. Isha e para grua skllave nga pakica Jazidi që u arratisa dhe fola për përdhunimet mijëra grave”, u shpreh ajo.

Vetë Trump është përfolur shpesh për Nobelin e paqes. Në të shkuarën ai nuk e ka fshehur xhelozinë për paraardhësin e tij që u nderua me këtë çmim

“Ndoshta nuk do ta marr kurrë, por nuk ka problem. Ata ia dhanë Obamës, i cili as që e dinte përse e mori”, është shprehur ai në të shkuarën.

Nominimin e presidentit Trump për çmimi Nobel e këshilloi kryeministri japonez Shinzo Abe, për arritjen e marrëveshjes historike me Korenë e Veriut.

Tv Klan