Trump i kërkon Japonisë heqjen e barrierave tregtare

Trump i kërkon Japonisë heqjen e barrierave tregtare

10:00 27/05/2019

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje kryeministrit japonez, Shinzo Abe që të anashkalojë mosbalancin tregtar me Shtetet e Bashkuara dhe ka thënë se është i kënaqur si janë duke shkuar gjërat sa i përket Koresë Veriore.

Aktualisht Trump është në një vizitë katërditore në Japoni, me qëllim të forcimit të lidhjeve në mes të dy aleatëve, ndonëse janë vënë në pah edhe tensionet tregtare.

Në një konferencë për media të mbajtur të hënën, pas samitit me Aben, Trump ka thënë se qëllimi tij është largimi i barrierave tregtare për eksportet amerikane, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Ai ka thënë se shpreson që do të ketë lajme të reja sa i përket tregtisë shumë shpejt, dhe se të dy liderët janë pajtuar për të rritur bashkëpunimin sa i përket hulumtimit të njeriut në hapësirë.

Presidenti amerikan ka lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë tregtinë me sigurinë.

Mirëpo Abe në anën tjetër, i cili ka zhvilluar lidhje të ngushta me Trumpin, prej kur ka fituar pozitën e kryeministrit, ka përmendur sërish lidhjet e forta mes dy vendeve.

“Vizita e presidentit Trump dhe zonjës Trump është një mundësi e artë për të treguar lidhjen e fortë për gjithë botën dhe për banorët e Japonisë po ashtu”, ka thënë Abe në një konferencë për media.

Gjatë vizitës së tij, Trump është mirëpritur edhe nga Perandori Naruhito dhe gruaja e tij në Pallatin në Tokio, në një ceremoni të transmetuar në televizionin kombëtar./REL





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi