Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi ndjesë publike gjykatësit të emëruar prej tij në Gjykatën Supreme, Bret Kavanaugh, i akuzuar për përdhunim.

“Në emër të kombit, dëshiroj t’i kërkoj ndjesë Bretit dhe të gjithë familjes Kavanaugh për dhimbjen e tmerrshme dhe vuajtjet që keni përjetuar.”

Presidenti Trump e quajti sulmin ndaj gjyqtarit një fushatë gënjeshtrash politike dhe personale. Pasi Seanti Amerikan votoi pro tij, Kavanaugh u betua të hënën përpara presidentit Trump.

Bret Kavanaugh akuzohet nga profesoresha Bleizi Ford se e ka përdhunuar gjatë kohës kur të dy ishin gjimnazistë.

Rasti i tij ngjalli protesta në qytetet kryesore amerikane. Mbi 300 protestues, pjesa më e madhe e tyre gra, u arrestuan gjatë tubimit masiv kundër të përzgjedhurit të Presidentit Trump për Gjykatën Supreme Amerikane.

Tv Klan