Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të renditen në vend të parë për numrin më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve , presidenti Donald Trump  ka deklaruar se nuk do t’i detyroj amerikanët të mbajnë maskë.

Deklarata e tij erdhi pasi eksperti i sëmundjeve infektive,  Anthony Fauci i kërkoi gurvenatorëve të SHBA-së që ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës. Sipas Faucit, maska është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet ta mbajnë.

Në një intervistë për Fox News , kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se njerëzit si të mbajnë ose jo maskën kjo nuk tregon se virusi do të largohet. Sipas Trump secili duhet të ketë lirinë e tij .

Presidenti Trump, i cili në të gjitha rastet tubime apo konferenca të ndryshme refuzonte që të mbante vetë maskë, por kohët e fundit është parë duke e vendosur gjatë një vizite në një spital në Uashington.

Në SHBA situata nga pandemia tanimë është bërë shumë shqetësuese. Rastet me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit e kaluan pragun e 70 mijë duke kapur shifrën e 3.7 milion,  ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 142 mijë. Kritike gjendja është në New York, New Jersey, Massachusetts, Illinois dhe Kaliforni. Ndërkaq Brazili është bëtë vatra e dytë e pandemisë . Autoritetet raportuan 34 mijë raste të reja, duke  e çuar numrin total të të infektuarve në mbi 2 milionë.

Një raport i fundit i bërë nga Masks4All që mat përqindjen e vendeve që kanë rekomanduar përdorimin e maskës tregon se duke filluar nga muaj mars vetëm 10 shtete në SHBA e bënë të detyrueshme maskën. Tanimë janë 130 vende në të gjithë botën e kanë vendosur me detyrim  për tu mbajtur në ambiente të mbipopullouara.

Si fillim OBSH deklaroi se maska duhet të mbahet vetëm nga punonjësit e mjekësisë, ose nga njerëzit që kishin simptoma si kollitja dhe teshtitja . Por nisur nga shtimi i rasteve të fundit në shumë vende maska tanimë duhet mbajtur nga të gjithë në vende ku ka grumbullim.

Klan Plus