Për një moment u mendua se Donald Trump do ta kalonte në heshtje deklaratën e aktorit Robert Deniro bërë pak ditë më parë në një ceremoni të ndarjes së çmimeve në Nju Jork. Por siç duket Presidenti amerikan ka vendosur t’i përgjigjet pas suksesit që pati në takimin historik me Kim Jong-un.

“Robert De Niro, një njeri me një nivel shumë të ulët  inteligjence, është gjuajtur në kokë shumë herë nga boksierë të vërtetë nëpër filmat e tij. E vështrova dje dhe vërtetë mendoj se është i sëmurë”, shkruan presidenti në një reagim në Twitter

Aktori ka qenë prej kohësh një kritik i zëshëm i Presidentit. Ai lëshoi ​​një video gjatë fushatës zgjedhore të 2016, në të cilën e quajti Trump “një idiot” dhe “katastrofë kombëtare”.

Kjo nuk është hera e parë që Trump replikon me yje të Hollywoodit. Vitin e kaluar ai kritikoi ashpër Meryl Streep, për të cilën tha se është një nga aktoret më të mbivlerësuara të Hollywoodit, në përgjigje të deklaratës së saj se në Golden Globes se veprimet e tij  legjitimuan ngacmimin.

Tv Klan