Presidenti amerikan Donald Truamp i qëndron objektivit për tërheqjen sa më të shpejtë të trupave nga Siria, pavarësisht tensioneve që kanë arritur nivele historike. Konfirmimin e bëri zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Hakwbi Sanders, e cila megjithatë tha se tërheqja e plotë e trupave ushtarake do të bëhet vetëm atëherë kur misioni i tyre për eliminimin e plotë të grupeve terroriste dhe krijimi i një mjedisi që pengon rikthimin e tyre, të jetë përmbushur.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 2 mijë trupa dhe një numër ekspertësh ushtarakë në zona të ndryshme të Sirisë. Deklarata e Shtëpisë së Bardhë u publikua vetëm pak orë pasi presidenti francez Emanuel Macron tha në një intervistë televizive se e kishte bindur Trumpin të mbante trupat në Siri për një periudhë afatgjatë. Markon mori si shembull sulmet kimike në Siri për të treguar se sa e rrezikshme ishte tërheqja e amerikanëve.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe sulmuan impiantet kimike në Siri, si kundërpërgjigje për sulmin e 7 prillit në Duma ku u vranë 75 civilë. Për sulmin, perëndimi akuzon regjimin e Asadit. Por presidenti rus, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me homologun iranian Ruhani paralajmëroi se ripërtëritja e veprimeve të tilla rrezikon t’i zhysë marrëdhëniet ndërkombëtare në kaos dhe t’i bëjë të pazbatueshme konventat ndërkombëtare që garantojnë paqen.

Tv Klan