Ashpërsohen tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit, për shkak të programit bërthamor.

Presidenti amerikan Donald Trump tha në Twitter se Shtetet e Bashkuara do t’a shkatërrojnë Iranin, nëse mes dy vendeve nis një luftë.

Ky koment përbën një ashpërsim të qëndrimit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, i cili javën e kaluar kishte thënë se nuk dëshironte luftë me Iranin.

Edhe ministri i Jashtëm iranian, Xhavad Zarif, tha se Irani nuk dëshironte luftë, por askush të mos kishte iluzione se do të mundte vendin e tij në një konflikt të armatosur.

Tensionet janë shtuar pas vendimit të Iranit për të pezulluar pjesën më të madhe të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, pas rikthimit të sanksioneve amerikane.

Tv Klan