Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është rikthyer sërish idesë së tij për mos financuar qeverinë federale, çka do të sillte një mbyllje të saj.

Në një deklaratë për mediat, Trump tha se nuk do të firmoste paketën ekonomike prej 2.3 trilionë dollarësh që financonte qeverinë për vitin e ardhshëm.

Trump befasoi disa nga zyrtarët e tij më të afërt duke kërkuar që projekt-ligji të rishikohet për të ndihmuar me 2,000 dollarë pagesa për çdo amerikan, trefish më shumë se propozimi i bërë nga Kongresi.  

Kjo befasoi edhe sekretarin e tij të Thesarit, Steven Mnuchin, i cili mori pjesë në bisedime dhe kishte deklaruar se amerikanët duhet të ndihmoheshin me 600 Dollarë.

Financimi aktual skadon të hënën dhe nëse Trump nuk firmos paketën e re ekonomike qeveria federale mund të mbyllet.

Kjo do të shkaktonte miliona vende pune, në një kohë që kriza në vend po thellohet për shkak të COVID-19.  

Ideja e Trump për mbylljen e qeverisë është e hershme, pasi dhe vitet e shkuara ka pasur shumë debate për financimin e saj./tvklan.al