Shigjetimet ndaj NATO-s, Donald Trump nuk i ndali edhe gjatë vizitës në Helsinki, ku u takua me Vladimir Putinin. Në një intervistë për Fox News, shefi i Shtëpisë së Bardhë kritikoi jo vetëm aleatët, që ia kanë lënë Shteteve të Bashkuara gjithë barrën e shpenzimeve për mbrojtjen, por edhe traktatet që i konsideron të padrejta.

Gazetari:

Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?

Trump:

Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë.

Gazetari:

Nuk jam kundër Malit të Zi, apo Shqipërisë.

Trump:

Gjithsesi…  janë shumë të fortë, agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në Luftën e Tretë Botërore. E kuptoj, por kështu janë gjërat. Mos harroni se unë kam vetëm 1 vit e gjysmë këtu, rimora këtë bisedë pak ditë më parë kur ju thashë: Ju duhet të paguani. Ju duhet të paguani.

Sipas Trump vendet europiane tregohen të padrejta me Shtetet e Bashkuara, pasi kur vjen fjala për shpenzimet, Uashingtoni mban barrën më të rëndë. Por nuk u vjen mirë kur Shtetet e Bashkuara heqin dorë nga marrëveshja për tregtinë e lirë, të cilën ai e konsideron të disfavorshme për Uashingtonin.

Tv Klan