Trump: Kim Jong Un lider i vërtetë, është shumë i zgjuar

Trump: Kim Jong Un lider i vërtetë, është shumë i zgjuar

17:20 01/03/2019

Presidenti amerikan Donald Trump ka falenderuar liderin koreano-verior Kim Jong për bisedimet dypalëshe që zhvilloi me të në samitin e dytë që kësaj radhe u mbajt në Vietnam. Në një intervistë për Fox News, Trump e përshkroi Kim Jong Un si “një lider të vërtetë”.

“Disa njerëz thonë që unë nuk duhet ta pëlqej atë. Po përse nuk duhet ta pëlqej”,

u shpreh Trump. Gjatë intervistës, Presidenti amerikan tha se me liderin e Koresë së Veriut kalon shumë mirë.

“Ai është personazh, është një personalitet i vërtetë. Është shumë i zgjuar”

, theksoi ai.

Trump i tha “Fox News” se synon që Koreja e Veriut të denuklearizohet plotësisht, ndërsa Kim Jong kërkon të denuklearizohen vetëm pjesë të caktuara, gjë që sipas presidentit amerikan është kërkesë e kuptueshme.

Nuk dua që të heq dorë nga sanksionet vetëm nëse kemi një program të mirëfilltë, dhe ata nuk janë akoma gati për këtë, dhe i mirëkuptoj plotësisht

“, tha Presidenti Trump.

Në samitin e dytë SHBA-Kore e Veriut nuk u arrit një marrëveshje konkrete mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un, që shteti komunist të heqë dorë nga programi bërthamor. Sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi deri në arritjen e një marrëveshje.

/tvklan.al





Të ngjashme