Trump komenton masakrën e Orlandos



Trump komenton masakrën e Orlandos

15:47 18/06/2016

Në vorbullën e debatit mbi armët që ka ndezur masakra e Orlandos, ku u vranë 49 persona, i nominuari i mundshëm i Partisë Republikane për president, Donald Trump, nuk ka përdorur gjuhë të mesme në reagimin e tij.

Miliarderi amerikan është pozicionuar qartësisht pro mbajtjes së armëve nga populli.

“Do të ishte më mirë nëse dikush do t’i qëllonte mu në lule të ballit atij maniaku”

, tha Trump.

I nominuari i mundshëm për president nuk e kurseu fjalorin e tij ndaj Omar Mateen, agresorit 29-vjeçar të klubit të homoseksualëve.

Presidenti amerikan Barack Obama, një nga zërat më të fortë pro ashpërsimit të ligjit të armëve, deklaroi pas masakrës se nuk ka më kohë për të humbur dhe se qëndrimi duarkryq i ligjvënësve është një vendim që po merr jetë njerëzish.

Tv Klan










Të ngjashme