Trump, kritika demokratëve për emigrantët

Trump, kritika demokratëve për emigrantët

09:50 04/07/2019

Presidenti amerikan Donald Tramp kritikoi ashpër raportin e demokratëve, ku evidentoheshin kushtet çnjerëzore të kampeve të pritjes së emigrantëve në kufirin meksikan me Shtetet e Bashkuara.

Përmes Twitter-it, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se emigrantët kanë një opsion të mirë, që të mos kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, nëse nuk i pëlqejnë kushtet në kampe.

Sipas tij, administratorët e kampeve janë zyrtarë të departamentit për çështjet e brendshme dhe jo punonjës hotelesh dhe spitalesh. Ai akuzoi demokratët për zvarritjen e reformës së migracionit.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT