“Do të humbasim më shumë po të mbyllemi”

Presidenti amerikan, Donald Trump, mendon të heqë kufizimet e mara kundër pandemisë së koronavirusit në një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai krahasoi vdekjet mes gripit dhe koronavisurit, si një arsye për të treguar se vendi duhet të vazhdojë të funksionojë.

“Ne humbasim mijëra e mijëra njerëz çdo vit nga gripi. Ne nuk do ta mbyllim vendin. Mund të distancohemi nga njëri-tjetri dhe të shkojmë në punë. Dhe kështu u duhet të punoni pak më shumë. Duhet t’i lani duart 5 herë më shumë se zakonisht”.

Presidenti paralajmëroi për dëme në shoqëri dhe ekonomi nëse vendi do të qëndrojë i mbyllur nga pandemia.

“Do të humbasim më shumë njerëz nga çuarja e vendit në një recesion dhe depresion masiv. Do të kemi mijëra vetëvrasje. Do të ndodhin gjëra nga më të ndryshmet. Do të kemi destabilitet”. 

Presidenti amerikan thotë se kura s’duhet të jetë më e keqe se vetë problemi. Por ky qëndrim i tij ka alarmuar ekspertët e shëndetësisë, të cilët thonë se masa më efikase kundër pandemisë është izolimi dhe se rikthimi i shoqërisë në jetën normale do të kishte pasoja katastrofike në jetë njerëzish.

Në Shtetet e Bashkuara janë aktualisht mbi 55 mijë të infektuar dhe mbi 780 viktima.

Tv Klan