Trump largon Prokurorin e Përgjithshëm

Session nuk mbrojti Presidentin në hetimin “Russiagate”

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të Kongresit, vjen lëvizja e parë në administratën e Donald Trump. Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të bashkuara, Jeff Sessions, dha dorëheqjen këtë të mërkurë.

Sipas mediave në SHBA, largimi i Sessions erdhi me kërkesë të Presidentit Donald Trump. Largimi i Prokurorit të Përgjithshëm përflitej prej kohësh, veçanërisht pas përplasjeve me Presidentin lidhur me hetimin për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane. Sessions ishte tërhequr nga hetimi, duke i lënë fushë të lirë prokurorit special Robert Mueller.

Tv Klan

 

 

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione