“Johnson, njeriu i duhur për Brexit”

Donald Trump parashikon një marrëveshje tepër të madhe mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe pas shkëputjes nga Bashkimi Europian. Shefi i Shtëpisë së Bardhë zhvilloi një takim me kreun e qeverisë britanike në Biaric të Francës, ku të dy marrin pjesë në samitin e G7-ës

Pasi shkëmbyen lëvdata për njëri-tjetrin, Trump e konsideroi Johnson-in si “njeriun e duhur” për Brexit-in.

“Ai nuk ka nevojë për këshilla. Është njeriu i duhur për atë punë. Kemi pasur diskutime të mira për çështjen e tregtisë dhe do të arrijmë një marrëveshje të madhe”.

Edhe pse i mbështet plotësisht pikëpamjet e Trump-it, Johnson nuk është dakord me politikën e luftën tregtare.

“Britania e Madhe ka përfituar masivisht në 200 vitet e fundit nga tregtia e lirë, ndaj dhe jemi kundër tarifave tregtare”.

Më herët, shefi i qeverisë britanike tha se në rast se nuk arrihet marrëveshje e re me BE-në, Britania nuk do ta paguajë të plotë gjobën prej rreth 40 miliardë eurosh ndaj Brukselit. Brexit është një ndër temat kryesore të samitit 3 ditor të G7-s.

Tv Klan