Trump mesazh për Biden: Uroj që mos ta zërë gjumi gjatë takimit




Trump mesazh për Biden: Uroj që mos ta zërë gjumi gjatë takimit

22:20 11/06/2021

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump i ka çuar një mesazh ironizues pasardhësit të tij Joe Biden para vizitës së këtij të fundit në Europë.

‘’I uroj Biden-it fat në negociatat e tij me Presidentin rus Putin. Të isha në vend të tij nuk do të më zinte gjumi gjatë takimit. Shpreh respektin tim maksimal për liderin rus,’’ shkruan Trump në një deklaratë me email.

Biden kaloi ditën e parë të turit Europian me kryeministrin britanik Boris Johnson. Presidenti amerikan do të takohet me liderët botërorë javën që vjen në Gjenevë të Zvicrës, përpara se të ulet ballë për ballë me Putin të mërkurën.

Megjithatë Shtëpia e Bardhë ende nuk ka njoftuar nëse do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp mes dy liderëve.

Biden dhe zyrtarët e tij thanë se e shohin këtë udhëtim në Europë si një mundësi për të ritheksuar lidershipin amerikan në botë.

Klan News





Të ngjashme