Donald Trump nis një tjetër sulm prej rrjeteve sociale kundër hetimeve për skandalin Russiagate. Presidenti amerikan shprehet përmes Twitter-it se e ka të drejtën absolute për të falur vetveten, për ti dhënë fund këtyre hetimeve, duke iu referuar opinionit të ekspertëve. Por gjithashtu thotë se nuk është nevoja të marrë një vendim të tillë, pasi është i pafajshëm. Shumë konstitucionalistë e konsiderojnë absurd këtë pretendim të shefit të Shtëpisë së Bardhë. Një vendim i tillë  sipas tyre do ta çonte drejt shkarkimit.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka quajtur skandalin “një gjueti shtrigash”, një trillim për të goditur figurën e tij. Prokurori special Rober Mueller i ka bërë thirrje presidentit të paraqitet për të dëshmuar, mbi dyshimet se fushata e tij presidenciale u financua nga Moska.

Mëller ka paralajmëruar se do të kërkojë mandat  nga gjykatat për ta detyruar presidentin të dëshmojë, nëse nuk paraqitet vullnetarisht. Deri më tani janë marrë në pyetje disa ish-drejtues të fushatës së kandidatit republikan mes të cilëve dhëndri i tij Xherd Kushner dhe ish kreu i shtabit elektoral Pol Manafort. Ky i fundit është zyrtarisht nën akuzë për marrje financimesh nga rusët, në dëm të interesave amerikane.

Tv Klan