Presidenti i SHBA Donald Trump do të ndalojë Tik Tok-un. Ai deklaroi të premten se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv sa më shpejt, me gjasë sot, që ndalon aplikacionin me video të shkurtra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. TikTok është në pronësi kineze dhe ka mbi 1 miliardë përdorues në mbarë botën.

Masa do të ishte kulmi i shqetësimeve të SHBA mbi sigurinë e të dhënave personale që trajton Tik Tok. Kreu i Shtëpisë se Bardhë ka hedhur disa herë idenë ky aplikacion mund të jetë një vegël në duart e inteligjencës kinezë, edhe pse kompania që e ka në pronësi ka deklaruar se nuk ndan të dhënat e përdoruesve me Pekinin zyrtar.

Njoftimi i Trump pasoi negociatat e gjata që përfunduan pa një marrëveshje mes Shtëpisë së Bardhë, ByteDance dhe blerësve të mundshëm të TikTok, përfshirë edhe Microsoft Corp. Bisedimet pritet të vijojnë edhe sot.

Tv Klan