Rreth 2000 fëmijë emigrantë janë ndarë nga familjarët e tyre gjatë 6 javëve të fundit, në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës. Kjo ka ardhur pas një urdhri që dha administrata e Trump për të ndaluar të gjithë ata që kalojnë apo kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Çështja e emigrantëve në SHBA tani po shkakton një stuhi politike. Ky veprim ka ndodhur nga data 19 Prill deri më 31 Maj, pas hyrjes në fuqi të politikës me ‘tolerancë zero’ të administratës Trump, kundër emigracionit klandestin.

Të gjithë emigrantët që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, tashmë ndiqen penalisht, arrestohen dhe dërgohen në paraburgim. Ndryshe nga legjislacioni i mëparshëm, që kalimin e kufirit e parashikonte si vepër që dënohej vetëm me gjobë. Krahas ndalimit të të rriturve që paraburgosen, për të miturit që konsiderohen të pashoqëruar, prindërit humbasin kujdestarinë.

Kjo ka bërë që të shpërthejnë polemikat për të shkeljen e të drejtave të fëmijëve, denoncuar edhe nga OKB.

Klan Plus