Trump ndryshon qëndrim, lejon kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huawei

Trump ndryshon qëndrim, lejon kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huawei

11:57 29/06/2019

Pas sanksioneve që vendosi ndaj gjigandit kinez të teknologjisë, Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se tashmë kompanitë amerikane mund të bëjnë biznes dhe të vazhdojnë tregtinë me Huawei.

Ky vendim i Trump u mor pas bisedimeve që zhvilloi me Presidentin kinez Xi Jinping në samitin e G20 në Japoni, me të cilin ra dakord për armëpushim tregtar. Muajin e kaluar, Departamenti ameriukan i Tregtisë e vendosi Huawei në listën e zezë, që do të thotë se kompanitë amerikane nuk mund të bëjnë biznes me gjigandin kinez të teknologjisë.

Mirëpo, deklarata e Trump që do të lejojë sërish marrëveshjet e biznesit me Huawei, duket se është në kundërshtim me vendimin e Departamentit të Tregtisë, pasi nuk pranoi të komentonte nëse Huawei do të hiqet zyrtarisht nga lista e zezë. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT