Demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump ishin në Karolinën e Veriut në një përpjekje për të siguruar mbështetje në shtetin fushëbetejë.

Mitingun e mbajtur në Salem, Virxhinia, një shtet që analistët thonë se ai nuk ka gjasa ta fitojë, ish-presidenti Donald Trump e përdori për t’u thënë mbështetësve të tij se ai kandidoi për të shpëtuar ekonominë amerikane, edhe pse do të kishte ishte më e lehtë për t’u çlodhur në një nga vendpushimet e tij të njohura.

“Unë qëndroj sot para jush si i vetmi kandidat që mund të shpëtojë ekonominë tonë. Unë do të bëj një punë të mrekullueshme për ju. Unë nuk kisha nevojë për këtë. Nuk kisha nevojë të isha me ju sot. Mund të kisha qenë në një plazh të mrekullueshëm. Unë zotëroj disa nga plazhet më të bukura. Mund të kisha thënë shkoftë në djall çdo gjë dhe mund të kisha jetën më të mrekullueshme në botë”.

Nga ana tjetër kandidatja demokrate Kamala Harris premtoi një drejtim të ri nën udhëheqjen e saj.

“Ne e dimë se është koha për një gjeneratë të re të udhëheqjes në Amerikë. Dhe unë jam gati ta ofroj atë udhëheqje si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Përveç mitingut që zgjodhi të mbajë në këtë shtet, Harris u shfaq në emisionin e njohur televiziv “Saturday Night Live” të shtunën.

Harris u gjend përballë aktores Maya Rudolph me të cilën shkëmbeu disa batuta. Ajo bëri thirrje për qetësi përpara zgjedhjeve.

Kjo nuk është hera e parë që një kandidat presidencial shfaqet në emision. Ish-presidenti dhe kandidati republikan, Donald Trump, gjithashtu u shfaq në këtë emision në vitin 2015, ndërsa ai ishte kandidat për president në atë kohë. Të njëjtën gjë bëri edhe kundërshtarja e tij në atë kohë Hillary Clinton.

Klan News