Menjëherë pas lirimit nga akuzat për shkarkim nga Senati, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nisur me hakmarrjen e tij. Ai ka larguar nga Shtëpia e Bardhë dy zyrtarë, të cilët dëshmuan kundër tij gjatë gjyqit për shkarkim.

Gordon Sondland u hoq nga puna si ambasador në Bashkimin Europian, ndërsa pak më herët Koloneli Alexander Vindman, një ekspert mbi çështjet e Ukrainës u shoqërua jashtë ambienteve të Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë vëllai i Vindman, Yevgeny Vindman, një avokat i vjetër në Këshillin Kombëtar të Sigurisë u dërgua në Departamentin e Ushtrisë të premten.

Sipas mediave, Trump dëshiron që të lëvizë stafin pas mbështetjes që mori të mërkurën. Në votimin historik, Senati vendosi që mos ta shkarkonte Presidentin e 54-të të Amerikës nga akuzat për shpërdorim detyre.

Sondland dhe Vindman

Sondland doli në një deklaratë me anë të avokatit të tij, ku thoshte se Presidenti e kishte hequr nga detyra si ambasador i SHBA-së në BE.

“I jam mirënjohës Presidentit Trump që më dha këtë mundësi për të shërbyer, Sekretarit të Shtetit Pompeo për mbështetjen”, shprehej ai.

Por mendim tjetër ka avokatit i Kolonelit, i cili tha se “nuk ka dyshim në mendjen e amerikanëve se pse u largua nga puna klienti i tij”.

“Klienti im u shoqërua jashtë Shtëpisë së Bardhë, ku ka shërbyer me nder për vendin e tij dhe Presidentin. Nuk ka dyshim në mendjen e amerikanëve se pse u largua nga puna ky njeri dhe pse vendi do të ketë një ushtar më pak që të shërbejë në Shtëpinë e Barddë. Kolonelit Vindman iu kërkua të largohej sepse tha të vërtetën. Nderi dhe angazhimi i tij për të vërtetën frikësoi të fuqishmin. E vërteta i kushtoi Alexander Vindman punën, karrierën dhe privatësinë”, deklaroi ai për BBC-në.

Ndërkohë që Koloneli linte Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump u tha reporterëve se nuk ishte i lumtur me të.

“Mendoni se duhet të jem i lumtur me të? Nuk jam”, deklaroi Trump./tvklan.al