Trump nis zyrtarisht fushatën

Posta

Trump nis zyrtarisht fushatën

15:35 19/06/2019

Donald Trump nis zyrtarisht garën për një mandat të dytë si president i SHBA-ve.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë vendosi ta hapë në Florida fushatën zgjedhore për të marrë një tjetër 4-vjeçar, shtetin tradicionalisht të demokratëve që Trump e cilëson si një shtëpi të dytë. Presidenti tha përpara 20 mijë të pranishmëve se “Ëndrra Amerikane” është kthyer.

“Ekonominë tonë e kanë zili të gjithë. Vendi ynë është në mirëqenie të plotë. Derisa të mbajmë këtë skuadër që kemi, e ardhmja do të jetë e shndritshme.”

Betejën e dytë elektorale, Trump zgjodhi ta shohë si një vijim të së parës. Parulla që do të shoqërojë fushatën do të jetë një transformim i të vjetrës. “Të Bëjmë Amerikën të Madhe Sërish” u zëvendësua me “Të Mbajmë Amerikën të Madhe”.

Por presidenti Trump në fjalimin e tij nuk la pa thumbuar paraardhësin e tij Barack Obama dhe ish-rivalen e 2016-ës, Hillary Clinton.

Këtë herë, në garën për presidencialet e 2020-ës, përballë Trump pritet të jetë një kandidat mashkull. Emrat më të spikatur janë Senatori Bernie Sanders dhe krybashkiaku i Nju Jorkut, Bill De Blasio.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT