De Niro kritikon Presidentin e SHBA për menaxhimin e pandemisë

Donald Trump nuk i intereson fare sa njerëz vdesin nga koronavirus”.

Ka qenë kjo deklarata e fortë e aktorit të njohur hollivudian Robert de Niro, i cili ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Presidentit amerikan ne lidhje me menaxhimin e pandemisë.

“Është e tmershme, tmerruese, atij nuk i intereson sa njerëz vdesin, ai do vetëm të rizgjidhet President”.

Gjatë një intervistë për BBC për jetën e tij e tij në izolim, De Niro tha se ishte e frikshme heshtja ose mungesa e kritikës ndaj mënyrës së si kreu i Shtëpisë së Bardhë po i përgjigjet krizës, referuar lehtësimit të masave kundër Covid-19 në disa shtete federale.

I njohur si kritik i qëndrueshëm ndaj Presidentit republikan, De Niro e përshkroi administratën Trump si “shekspiriane” dhe Presidentin një “të çmendur”.

Gazetarja në studio Emily Maitlis e provokoi duke i thënë se mbase ai nuk është kaq i çmendur për sa kohë është zgjedhur nga amerikanët, por ikona e ekranit të madh tha se pikërisht ata që e zgjodhën janë më të përbuzurit nga republikani.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur numri i viktimave në Shtetet e Bashkuara si pasojë e Covid-19 ka arrritur në 82.653, më i lartë se çdo vend tjetër në botë.

Tv Klan