“Trump nuk e ka autoritetin për të shtyrë zgjedhjet”


“Trump nuk e ka autoritetin për të shtyrë zgjedhjet”

10:30 31/07/2020

Ditën e djeshme Presidenti Amerikan, Donald Trump hodhi idenë e shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u shpreh se vota me postë do të jetë më e pasakta dhe më mashtruesja në të gjithë historinë dhe një siklet i madh për Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, Presidenti Trump tha se zgjedhjet duhet të shtyhen derisa qytetarët të votojnë siç duhet.

Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi nga ana e republikanëve, të cilët kanë hedhur poshtë pretendimin e Trump.

Drejtuesi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell dhe Udhëheqësi i Minoriteteve të Shtëpisë, Kevin McCarthy hodhën poshtë idenë e tij, duke u shprehur se Trump nuk ka autoritetin për të shtyrë zgjedhjet, pasi çdo vonesë do të duhej të aprovohej nga Kongresi.

Senatori McConnell tha se për asnjë zgjedhje presidenciale në SHBA nuk kishte pasur shtyrje.

“Asnjëherë në historinë e këtij vendi, përmes luftërave, depresioneve dhe Luftës Civile, nuk kemi pasur ndonjëherë vonesë në zgjedhjet e planifikuara. Ne do të gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë përsëri këtë Nëntor”.

Edhe aleati i Trump, Senatori Lindsay Graham tha se shtyrja nuk është një ide e mirë./tvklan.al




Të ngjashme