Mjekët: Janë bërë disa teste, virusi nuk i shumohet më

Presidenti amerikan Donald Trump e ka kaluar edhe rrezikun e përcjelljes së infektimit tek të tjerët. Konfirmimi vjen nga mjekët e tij personalë të cilët kanë publikuar të parën deklaratë zyrtare që fakton gjendjen shëndetësore të shefit të Shtëpisë së Bardhë pas rikthimit të shtunën në detyrë.

Deklarata megjithatë nuk përcakton nëse Donald Trump i është nënshtruar testit të radhës për Covid-in për të vërtetuar se ai është tashmë negativ. Në deklaratë thuhet shprehimisht se në bazë të testeve të fundit nuk është zbuluar asnjë provë që tregon se virusi vazhdon të shumohet. Sasia e virusit në organizëm po pakësohet ndaj dhe Donald Trump nuk përbën më rrezik për të infektuar të tjerët.

Presidenti amerikan Donald Trump bëri daljen e parë publike të shtunën pas daljes nga spitali, në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë. Ai përshëndeti mbështetësit të cilët merrnin pjesë në tubimin që Trump e quajti për “ligj dhe drejtësi” por që u konsiderua si një grumbullim elektoral. Mes kritikëve të këtij tubimi ishte edhe kryevirologu Anthony Fauci i cili tha se në tubime të tilla u infektua ku nuk u respektua distanca sociale edhe vetë presidenti.

Një ditë më parë u anulua edhe debati i dytë presidencial 15 tetorit, pas refuzimit të Trumpit për ta zhvilluar në mënyrë virtuale nga rreziku se mund të infektohej rivali demokrat Joe Biden.

Tv Klan