Presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk ka pranuar rezultatin e projeksioneve të mediave amerikane, të cilat i japin fitoren Joe Biden dhe e shpallin atë humbës.

Në një reagim, Trump akuzon Biden se ai po nxitohet me shpalljen e fitores dhe shton se rezultatet në shumë shtete do të dërgohen në gjykatë.

Duke filluar të hënën, fushata jonë do të fillojë ndjekjen penale të çështjes sonë në gjykatë për të siguruar që fituesi i ligjshëm të ulet” tha Trump në një deklaratë.

Drejtuesit e fushatës së republikanit kanë ngritur padi në disa shtete ku fitorja e Biden është shumë e ngushtë dhe pretendojnë se janë manipuluar votat me postë. Po ashtu ata shprehen se vëzhguesit e tyre nuk janë lejuar që të jenë të pranishëm në qendrat e votimit.

Por edhe pse rezultati ende nuk është zyrtar, sërish në kampin demokrat është shpallur fitorja dhe kanë nisur urimet e para për Joe Biden dhe e quajnë atë Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara. Vetë Biden ka thënë se ai është President dhe do u shërbejë të gjithë amerikanëve./tvklan.al