Presidenti del nga makina dhe përshëndet mbështetësit

Koronavirusi po përdoret nga presidenti amerikan Donald Trump si një mënyrë për të fituar zgjedhjet presidenciale që do të mbahen muajin tjetër.

Ekspertët mjekësorë po vënë në dyshim shëndetin dhe faktin se Trump është i sëmurë me virus pasi nuk ka nguruar që të përshëndetesë mbështetësit të cilët qëndrojnë jashtë spitalit ku ai po vijon të kurohet.

Mjeku i tij ka dhënë vetëm lajme pozitive, por në media u raportua se presienti amerikan ka shfaqur  komplikime shëndetësore. Një ditë më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se testet që do të bëjë sërisht gjatë këtyre javëve do të jenë vendimtarë dhe nëse rezulton mirë do të rikthehet fuqishëm fushatës presidenciale.

Në spital Trump u kurua me deksametazon një ilaç i cili filloi të përdorej në muajin prill në SHBA për të gjithë pacientët që janë prekur me Covid 19. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare duke cituar disa mjekë thuhet se papërgjeshmëria e spitalit ku po kurohet Trump lejon që ai të lëvizi lirisht në një kohë që duhet të qëndrojë izoluar.

Ndërkaq teksa u konfirmua pozitiv me koronavirus gjatë fundjavës, sondazhet tregojnë se rivali demokrat Joe Biden renditet si fitues i zgjedhjeve. Sondazhet e bëra nga “Reuters” tregojnë se rezultatet e zgjedhjeve janë 51% për Biden, përkundrejt 41% për Trump.

Nisur nga rritja e shumë të rasteve kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio ka vendosur që të mbyllë bizneset jo-thelbësore si dhe shkollat në nëntë lagje ku janë  identifikuar raste me COVID-19..

Ndërkohë Evropa së fundmi po shndërrohet sërisht në një tjetër vatër për Covid 19. Franca vijon që të mbajë rekord ku çdo ditë rregjistrohen mbi 12 mijë raste në ditë. Për këtë arsye duke nisur nga e marta, Parisi do të mbyllë për dy javë të gjitha baret.

Qeveria franceze ngre alarmin se edhe shumë biznese dhe shkolla të tjera do të mbyllen pasi rastet me infektime do të rriten edhe më shumë teksa spitalet janë të tejmbushura. Numri i të infektuarve në Francë ka shkuar në 619 mijë dhe 32.2 mijë të vdekur.

Rekorde absolute shënoi edhe Britania e Madhe, ku për të parën herë prej nisjes së pandemisë pati mbi 7 mijë infektime ditore.  Rekord infektimesh ditore edhe në Gjermani. Aktualisht numri i të infektuarve nga Covid 19 ka shkuar në 35 .4 milon ndërsa mbi 1 milion që kur pandemia u përhap.

Klan Plus