Donald Trump ka hedhur poshtë idenë e një rikandimi për një mandat të tretë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një interviste të dhënë për rrjetin NBC, ai tha se Kushtetuta nuk e lejon një gjë të tillë.

Madje ai zgjodhi zëvendëspresidentin Vance dhe Sekretarin e Shtetit Rubio si dy personalitete të cilët mund të trashëgojnë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë pas mbarimit të mandatit të tij të dytë në 2028.

Nga ana tjetër Trump nuk ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të aneksuar Groenlandën, por mohoi që kjo gjë mund të ndodhë me Kanadanë.

Tv Klan