Ligjvënësit amerikanë e cilësojnë ish-presidentin Donald Trump nxitës të turmës së mbështetësve të cilët sulmuan ndërtesën e Kapitolit, në një përpjekje të fundit për të qëndruar në pushtet ndërsa Kongresi ishte duke certifikuar zyrtarisht humbjen e tij në zgjedhje. Një postim në Twitter, Trump shkruante se do të mobilizonte ekstremistët e djathtë për t’u bashkuar në Uashington DC.

Komisioni i 6 janarit ka zbuluar hollësi të një takimi të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa avokatët e presidentit Donald Trump sugjeruan që ushtria të merrte nën kontroll makineritë e votimit. Në seancën dëgjimore paneli theksoi gjithashtu mënyrat se si grupet e dhunshme të ekstremit të djathtë iu përgjigjën thirrjes për të sulmuar ndërtesën e Kapitol, që sipas ligjvënësve kjo u nxit nga ish presidenti.

Anëtarët komisionit të përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që po hetojnë sulmin deklaruan se Trump nuk pranonte që të dorëhiqej si president, por zgjodhi që shpërfillte këshillat e këshilltarëve të tij dhe të planifikonte grushtin e shtetit. Në dëshmitë filmike, dëshmitarët përshkruan një takim të tensionuar gjashtë-orësh në dhjetor të vitit 2020, ku Trump nuk pranoi që të dëgjonte këshilltarët.

Trump, i cili ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, i ka përshkruar seancat si një përpjekje për të shkëputur amerikanët nga “katastrofa” e qeverisjes demokratike mes inflacionit. Sulmi në Kapitol, pas një fjalimi që Trump mbajti në një tubim jashtë Shtëpisë së Bardhë,  që vonoi me orë të tëra certifikimin e zgjedhjes së Joe Bidenit, plagosi më shumë se 140 oficerë policie dhe shkaktoi pesë humbje jete.

Klan News