Në javën e tretë të mbylljes së qeverisë amerikane, Presidenti Donald Trump paralajmëron se mund ta çojë vendin në emergjencë kombëtare, për të financuar me urdhër ekzekutiv murin në kufirin me Meksikën.

“Mund të shpallim gjendjen e emergjencës kombëtare dhe të ndërtojmë murin shumë shpejt. Por nëse mund ta bëjmë përmes një procesi negociatash, do ta japim atë mundësi”.

Trump konfirmoi se është i gatshëm ta vijojë bllokimin e qeverisë për muaj të tërë, ndoshta edhe vite, nëse nuk arrin të sigurojë kufijtë me murin aq shumë të kërkuar nga ai qëkurse ishte kandidat për president.

Qëndrimi i ashpër i shefit të Shtëpisë së Bardhë vjen pas bllokimit të financimit të barrierës kufitare nga demokratët e sapoardhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve. Kryetarja e Dhomës së ulët, Nensi Pelosi, refuzoi kategorikisht murin, duke e cilësuar një imoralitet.

Tv Klan