Presidenti i SHBA Donald Trump ka paralajmëruar Google, Twitter dhe Facebook se po “shkelin mbi një territor të trazuar”, lidhur me një sërë ndikimesh negative kundër Trump.

Ai tha se duhej të ishin “shumë të kujdesshëm”, pasi më parë ka akuzuar Google për manipulim të rezultateve të kërkimit për frazën “Trump lajme”. Një ndihmës tha se administrata “po shqyrtonte” çështjen e rregullimit, shkruan BBC.

Google tha se motori i tij i kërkimit nuk përcaktonte asnjë axhendë dhe nuk mbante anën e ndonjë ideologjie politike. Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Google “

kishte përfituar shumë nga shumë njerëz, është një gjë shumë serioze”.

Duke publikuar emrat e tyre në Facebook dhe Twitter, ai tha:

“Më mirë të jenë të kujdesshëm, sepse s’mund t’ua bësh këtë gjë njerëzve…kemi mijëra ankesa që vijnë”.

Ai nuk dha detaje mbi masat që do të merrte.

Megjithatë, kur e pyetën më parë rreth Google, këshilltari i lartë i Trump, Larry Kudlow, tha se administrata ishte “duke shqyrtuar” nëse kjo çështje duhet të rregullohet dhe se do të bëjë “disa hetime dhe analiza”.

Analistët thonë se nuk ka shumë mundësi për të mbështetur pretendimin e Trump dhe se është e paqartë se si ai do të marrë masa. Disa përpjekje për të ndryshuar rezultatet e kërkimit mund të shkelin

Amendamentin e Parë,

ndërkohë administrata e tij mund ta bëjë të vështirë për Google duke ndikuar te dominanca e kompanisë në treg.

Në një postim të mëparshëm në Twitter, Trump akuzoi Google se u ka dhënë prioritet ngjarjeve negative nga ajo që ai e përshkroi si “media kombëtare e krahut të majtë”. Ai tha se shumica e lajmeve që shfaqeshin në rezultatet e kërkimit ishin negative dhe se informimi konservativ po “shtypet”.

Javën e kaluar ai tha se mediat sociale ishin “krejtësisht diskriminuese ndaj zërave republikanë / konservatorë” dhe se ai “nuk do të lejojë që kjo të ndodhë”.

Google mohoi përdorimin e pikëpamjeve politike për të menaxhuar rezultatet e kërkimit. Kompania tha:

“Motori i kërkimit nuk përdoret për të vendosur një axhendë politike dhe nuk i ndajmë rezultatet tona drejt një ideologjie politike

Ne vazhdimisht punojmë për të përmirësuar kërkimin në Google dhe nuk renditim rezultatet e kërkimit për të manipuluar mendimet politike”

./tvklan.al