Presidenti amerikan Donald Trump përgëzon kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë Veriore për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u dërgoi një letër Ciprasit dhe Zaevit, e cila u bë publike nga zyra për shtyp e qeverisë maqedonase.

Në letrën që mban datën 15 Shkurt, Trump e përshkruan ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamentet e dy vendeve si “vendim historik” dhe “hap të guximshëm”.

Presidenti amerikan thotë se tashmë Maqedonia e Veriut do të marrë vendin e saj të merituar në gjirin e NATO-s. Vendi i radhës që miratoi protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në aleancën veri-atlantike ishte Bullgaria.

Tv Klan