Presidenti nuk i jep dorën, ajo gris fjalimin

Donald Trump nuk e harron nismën e Nancy Pelosi për hetimin penal ndaj tij, që i vuri në rrezik kandidimin për mandatin e dytë.

Në fjalimin e përvitshëm të njohur ndryshe si “State of the Unionin”, Trump refuzoi t’i jepte dorën drejtueses demokrate të kësaj dhome të Kongresit.

Nancy Pelosi nuk ia la hakun pa marrë. Teksa Trump mbante fjalën, ajo grisi para sallës fjalimin e shkruar që ai i dorëzoi.

Në fjalën e tij, Shefi i Shtëpisë së Bardhë renditi sukseset e 4-vjeçarit të parë.

“Armiqtë e Amerikës janë në arrati. Pasuritë e Amerikës janë duke u shtuar dhe e ardhmja po shndërrin. Vitet e rënies së ekonomisë kanë marrë fund”.

Trump paralajmëroi se demokratët që i etiketoi si socialistë, duan të gllabërojnë sistemin shëndetsor amerikan.

Por akuzat e tij u hodhën poshtë nga demokratët. Në përfundim të fjalimit, Pelosi tha se e gjithë fjala e Trump ishte një manifestim i të pavërtetave.

Tv Klan