Pas një bisede telefonike që zgjati mbi 2 orë e gjysmë, Presidentët Doland Trump i SHBA-ve dhe Vladimir Putin i Rusisë, ranë dakord për një armepushim 30 ditor në Ukrainë, që konsiston në mos sulmimin e infrastrukturës energjetike.

Presidenti rus e hodhi menjëherë hapin dhe urdhëroi ushtrinë t’i ndalë sulmet mbi centralet energjetike.

Pavaresisht se Putini pranoi armëpushimin 30 ditor jo të plotë në Ukraine, Trump në një postim në rrjetin social Truth u shpreh entuziast për bisedën e zhvilluar me homologun rus.

“Biseda ime telefonike sot me Presidentin Putin të Rusisë ishte shumë e mirë dhe produktive. Ne ramë dakord për një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë infrastrukturën energjetike, me mirëkuptimin se do të punojmë shpejt për të patur një armëpushim të plotë dhe në fund të fundit, një fund të kësaj lufte shumë të tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës Jane diskutuar një sërë elementësh për arritjen e një Kontrate Paqeje.”

Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini në deklaratat e tyre thanë se palët kanë rënë dakord për ngritjen e një grupi të përbashkët për vijimin e negociatave në Arabine Saudite për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim gjithëpërfshirës dhe më pas me synimin drejt një paqeje të qëndrueshme.

Rusia dhe Ukriana do të shkëmbejnë 350 të burgosur nga të dyja palët, proces që do të nisë që nga e mërkura. Ndërsa mësohet se Kremlini i ka kërkuar Trumpit që të ndalet furnizimi me armë nga perëndimi për Ukrainën. Por presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u shprehën se ndihma e tyre ndaj Kievit do të vijojë.

Presidenti Zelenksy reagoi pas kësaj bisede telefonike, duke u shprehur se e pranon armëpushimin për mos sulmimin nga rusët të infrastrukturës energjetike. Por ai shtoi se lëshimet Putinit tregojnë se ai nuk është i gatshëm për t’i dhënë një fund plotësisht luftës.

Tv Klan