Trump replikon me çiftin e artistëve

Trump replikon me çiftin e artistëve

13:40 09/09/2019

Debati për reformën në Kodin Penal

Presidenti amerikan Donald Trump u përfshi në një debat të ashpër në Twitter me yllin e muzikës R&B, John Legend dhe bashkëshorten e tij, modelen Chrissy Teigen, për reformën në Kodin Penal, që hyri në fuqi Dhjetorin e vitit të kaluar.

Reforma ka liruar nga qelitë mbi 3100 të burgosur për krime të lehta, duke lehtësuar burgjet nga mbipopullimi. Në një intervistë në mediat amerikane John Legend tha se kontribut në lirimin e tyre kishte edhe lëvizja e tij “për të luftuar fenomenin e burgosjes në masë”.

Por presidentit amerikan nuk i erdhi aspak mirë që nuk u përmend reforma e çuar përpara prej tij.

“Njerëz si muzikanti i mërzitshëm John Legend dhe bashkëshortja e tij “gojë ndyrë” po na tregojnë se sa madhështore janë rezultatet, por nuk u dukën vërdallë kur kishim nevojë të miratonim reformën”, shkuajti Trump.

Reagimi i parë erdhi nga Teigen.

“Çfarë k***e e vogël. Ka bërë “tag” këdo veç meje. Është një nder zoti President”.

Ndërsa John Legend ironizoi duke thënë se Trump kërkon vëmendjen që nuk ia jep bashkëshortja Melania, duke postuar edhe një video ku ajo puth kryeministrin kanadez.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT