Presidenti në detyrë nuk miratoi buxhetin e mbrojtjes

Dhoma e përfaqësuesve në Kongresin amerikan hodhi poshtë vetën e presidentit në detyrë Donald Trump për buxhetin 740 miliardë dollarësh për mbrojtjen.

109 kongresistë republikanë bashkuan votat me demokratët për të miratuar buxhetin e ushtrisë, duke kapërcyer Veton presidenciale me 322 vota pro dhe 87 kundër. Radhën e ka Senati për të rrëzuar Veton e Trumpit, në mënyrë që buxheti të hyjë në fuqi.

Republikanët kanë shumicën, por nëse edhe në dhomën e lartë të kongresit do të ndiqej shembulli i të ultës, kjo do të ishte hera e parë që Trump-it i rrëzohet një Veto në katër vite të mandatit të tij.

Trump e kishte kushtëzuar miratimin e buxhetit me anulimin e imunitetit nga paditë ligjore që gëzojnë mediat sociale, që kohët e fundit e kanë censuruar presidentin në detyrë. Po ashtu presidenti kundërshtonte klauzolën për të heqjen e emrave të gjeneralëve të Konfederatës gjatë luftës civile, nga bazat ushtarake.

Këtë javë Trump u tërhoq nga refuzimi i mëparshëm duke nënshkruar buxhetin e administratës, pjesë e të cilit ishte edhe paketa 900 miliardë dollarëshe e ndihmës për COVID-in, pasi mori garanci nga demokratët se kërkesa e tij për rritjen pagesës së ndihmës financiare për të papunët nga 600 në 2 mijë dollarë do të miratohej gradualisht gjatë vitit të ardhshëm.

Tv Klan