Si të mos mjaftonte dorëheqja e tre ministrave, Theresa May merr goditje edhe nga mbështetësi i saj, Donald Trump. Presidenti amerikan kritikoi ashpër planin e votuar nga qeveria për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Para se të mbërrinte në Londër mbrëmjen e të enjtes, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi në një intervistë për të përditshmen britanike “The Sun” se Theresa May nuk e kishte dëgjuar, madje kishte bërë të kundërtën e asaj që i kishte sugjeruar Trump.

“Unë i pata thënë Terezës, të cilën e simpatizoj, se çfarë duhej të bënte dhe se si duhej të negocionte. Por ajo ka shkuar në drejtimi t

ë

kundërt nga ajo q

ë

i kam th

ë

n

ë

. Marrëveshja nuk është ajo për të cilën votoi populli britanik n

ë

referendum”.

Sipas Presidentit amerikan marrëdhënia e ngushtë tregtare që kërkon të krijojë Theresa May me Bashkimin Europian do të minojë çdo përpjekje për një marrëveshje të tregtisë së lirë. Trump shkon edhe më tej kur thotë se do të ishte më mirë që Kryeministër i Britanisë, në këtë moment të ishte Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave si Ministër i Jashtëm.

Megjithatë, shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk u tregua aq i ashpër në darkën e të enjtes me Kryeministren britanike në Londër, ku çifti Presidencial amerikan u prit me një ceremoni festive dhe ku Zonja e Parë Melania ra në sy për elegancën.

Tv Klan