Ish-presidenti amerikan sulmoi administratën për situatën në kufirin e Meksikës si dhe për Iranin

Edhe pse nuk është më president i SHBA-ve Donald Trump vijon të drejtojë akuza ndaj administratës së Joe Biden.

I gjendur në një dasmë në Florida, Trump sulmoi Biden, Kinën dhe Iranin duke përdor njëkohësisht edhe ironi të cilat shkaktuan të qeshura mes të ftuarëve.

Ai i’u referua situatës në kufirin me Meksikën dhe ngriti edhe më shumë pyetje në lidhje me zgjedhjet presidenciale të nëntorit, të cilat ai humbi.

“A ju mungoj ende? Ata po më tregojnë për kufirin, po më tregojnë për Kinën, për Iranin. Ne ishim të gatshëm për të bërë një marrëveshje, ata ishin të gatshëm të bënin gjithçka, do të kishin bërë gjithçka. Dhe ky djalë, Biden shkon dhe heq sanksionet dhe pastaj thotë se ne do të donim të negocionim tani”, tha Trump

Administrata e Biden nuk i ka hequr sanksionet kundër Iranit. Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tërhoqi një kërkesë nga administrata Trump që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të zbatojë sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit për shkeljen e marrëveshjes bërthamore.

Trump më pas vuri në shënjestër administratën e Biden mbi situatën në kufirin jugor dhe u shpreh se fëmijët po jetojnë në skllavëri. Nën administratën Trump, mijëra familje migrante u ndanë nga fëmijët e tyre nga 2017 në 2018.

Ish-presidenti kaloi fokusin në humbjen e tij të fundit në zgjedhje duke pretenduar sërisht se ka dalë fitmitar.

Kjo nuk është hera e parë që Trump del në dasma kryesisht duke folur për çështje nga më të ndryshmet. Në vitin 2019, presidenti i atëhershëm bëri një paraqitje në një pritje në klubin e tij të golfit në New Jersey, duke bërë që nusja, dhëndri dhe mysafirët të brohorisnin, “SHBA, SHBA”.

Klan News