Donald Trump deklaroi emergjencën kombëtare për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga kundërshtarët e huaj kompjuterikë.

Presidenti firmosi një urdhër ekzekutiv që i ndalon kompanive amerikane të përdorin firma të huaja telekomunikacioni, pasi besohet se vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Ndonëse në urdhër nuk përmendet asnjë kompani, lëvizja është komentuar si një goditje për gjigantin teknologjik kinez, Huawei. Uashingtoni e akuzon atë për ndërhyrje në rrjetet amerikane për llogarive të shërbimeve në Pekin.

Tv Klan