Presidenti amerikan Donald Tramp shpalosi planin e tij për reformën e sistemit të pranimit të emigrantëve.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Tramp u shpreh se plani i ri synon tërheqjen e krahut të kualifikuar të punës. Presidenti amerikan, tha se më të favorizuar do të jenë ata emigrantë që kanë kryer kualifikime, studime dhe që kanë njohuri të mira të anglishtes.

Sipas Trumpit, synohet që proporcioni mes emigrantëve të pakualifikuar dhe atyre të kualifikuar që pranohen në SHBA, të ndryshojë nga 12% në 57% në favor të të kualifikuarve.

Plani duhet të marrë edhe miratimin e kongresit para se të hyjë në fuqi, ku presidenti pritet të përballet me demokratët.

Tv Klan