Pas atij me Volodimir Zelensky-n më 28 shkurt, takimi i Donald Trump-it me homologun nga Afrika e Jugut, Cyril Ramaphosa e shndërroi sërish zyrën ovale në arenë debatesh të nxehta.

Trump i shtroi Ramaphosa-s, një shqetësim që sipas tij nuk është folur pothuajse fare në media, për genocidin masiv ndaj të bardhëve në Afrikën e Jugut.

“Kam miq në Afrikën e Jugut që thonë se mijëra njerëz kanë lënë vendin se u marrin tokat dhe i vrasin”, tha Trump.

“Kjo nuk është politikë qeverie. Kriminalitet ka, por nuk iu ndodh vetëm të bardhëve. Shumica janë me ngjyrë”, u shpreh Ramaphosa.

Mes debateve, Trump iu vërsul edhe reporterit të NBC-së, Peter Alexander, i cili gjeti rastin për ta pyetur për një avion luksoz që Katari i dhuroi presidentit amerikan.

“Je reporter i tmerrshëm, nuk ke zgjuarsi të mjaftueshme. Njerëzit që drejtojnë NBC janë të tmerrshëm, je për turp, s’ka më pyetje nga ty”, i tha presidenti.

Trump i akuzoi mediat e mëdha si të korruptuara, që nuk e përcjellin këtë lloj genocidi në Afrikën e Jugut.

“Nëse lajmet nuk do ishin të rreme siç i ka NBC, një prej më të këqijave, NBC, ABC, CBS të tmerrshme dhe reporterët s’do ishin si ky idioti dhe të ishin të vërtetë do i transmetonin”, shtoi Trump

Tv Klan