Presidenti amerikan Donald Trump do të bëjë publik vendimin për marrëveshjen bërthamore me Iranin të martën, në 14:00, me orën amerikane.

Lajmin dha vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë përmes një njoftimi në Twitter. Afati për vendimin e SHBA-ve skadonte më 12 Maj.

Me shumë gjasë Presidenti Trump do të vendosë për të dalë nga marrëveshja e vitit 2015, që ai e ka cilësuar më të keqen e firmosur në histori.

Tv Klan