Këto janë momentet kur Donald Trump sulmohet me një celular, gjatë një fjalimi në Indianapolis. Siç shihet në pamje, hedhja e telefonit as që i afrohet Presidentit. Personi që tentoi të godiste Trumpin u ndalua nga Shërbimi Sekret.

Fjalimin ku u sulmua me një armë të improvizuar, Trump mori vendime të rëndësishme për armët e zjarrit. Presidenti njoftoi zyrtarisht tërheqjen e SHBA-ve nga traktati i OKB-së për armët.

“Njoftoj zyrtarisht sot se SHBA-të tërheqin firmën e tyre nga kjo marrëveshje e keqe. Tërheqim firmën tonë. OKB do të marrë shpejt një lajmërim se Amerika e refuzon këtë Traktat”.

Presidenti firmosi përpara të pranishmëve urdhrin për daljen e SHBA-ve nga ujdia e firmosur në vitin 2013 nga paraardhësi i tij Barack Obama. Traktati për Tregtinë e Armëve synon monitorimin e eksportit të armëve të vendeve firmëtare. Trump tha se kjo marrëveshje i mban SHBA-të të varura nga burokratët e huaj.

Tv Klan