Vizita e presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky në një fabrikë municioni në Pensilvani përkrah gurvenatorit Josh Shapiro nuk është pritur mire nga republikanët. Ishte kreu i Dhomës së Përfaqësuesëve Mike Johnson refuzoi takimin me Zelenskyn, ndonëse ishte parashikuar. Më vonë ishte edhe sulmi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Ish-presidenti dhe kandidati republikan ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për refuzimin, siç thotë ai, për të bërë një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës që shpërtheu në vitin 2022.

“Ne vazhdojmë t’i japim miliarda dollarë dikujt që refuzon të bëjë një marrëveshje. Sa herë që vjen në vendin tonë, ai largohet me 60 miliardë dollarë, jam i sigurt se ai është biznesmeni më i mirë në planet. Kaq shumë të vdekur, çdo marrëveshje, madje edhe marrëveshja më e keqe, do të ishte më e mirë se ajo që keni tani.”

Trumpi i bëri këto komente gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore, ndërkohë që Zelensky po merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Ish-presidenti amerikan  shpesh ka pretenduar se Rusia nuk do ta kishte nisur agresionin në Ukrainë, nëse ai do të kishte qenë president i SHBA-së dhe se ai do t’i jepte fund luftës shpejt, nëse do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Së fundmi presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se do t’i sigurojë Ukrainës municione shtesë me rreze të gjatë, por ende nuk ka dhënë dritën jeshile për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Klan News