Trump sulmon senatorin McConnell



Trump sulmon senatorin McConnell

13:15 17/02/2021

Ish-kreu i Shtetit: Republikanët do të humbin nëse mbështesin McConnell

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sulmoi ashpër senatorin republikan, MitchMcConnell. Trump e cilësoi atë si “politikan të vrazhdë dhe të mërzitshëm” dhe tha se nëse senatorët republikanë vazhdojnë ta mbështesin do të humbin përsëri.

Javën e kaluar, Senati i Shteteve të Bashkuara e ka shfajësuar Trumpin nga përgjegjësia për nxitjen e trazirave në Kongres, më 6 janar. McConnell, i cili ka udhëhequr Senatin për katër vjet, votoi për shfajësimin e ish-presidentit, por më vonë ka thënë se ai ndihet “moralisht përgjegjës” për trazirat.

“Partia Republikane kurrë nuk mund të respektohet ose të jetë e fortë me ‘liderë’ politikë si senatori MitchMcConnell në krye të saj”, tha Trump përmes një deklarate për media.

“Mungesa e gjykimit politik, mençurisë, aftësisë dhe personalitetit” të McConnellit u ka kushtuar republikanëve me kontrollin e Senatit, pas zgjedhjeve të nëntorit të kaluar”, shtoi Trump.

Më 6 janar, kur Trump ishte ende president, nxiti mbështetësit e tij të sulmojnë ndërtesën e Kongresit, ku ligjvënësit po çertifikonin fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale.

Pesë vetë, përfshirë një zyrtar i policisë, mbetën të vrarë gjatë trazirave.

Klan News







Të ngjashme