Trump synon të ndryshojë “rregullat e lojës” për internetin



Trump synon të ndryshojë “rregullat e lojës” për internetin

19:01 21/11/2017

Qeveria e SHBA planifikon që t’i japë fund neutralitetit të rrjetit, një parim themelor se si funksionon interneti.

Asnjëanësia e rrjetit nënkupton që i gjithë trafiku i internetit trajtohet njësoj. Por vendimi i ri do të lejojë kompanitë që ofrojnë shërbimet e internetit të bllokojnë ose të ngadalsojnë faqe të veçanta në internet.  

Si i tillë, ai cënon një parim që ka ekzistuar që nga fillimet e internetit: që asnjë faqe nuk mund të marrë trajtim të veçantë nga kompanitë që ofrojnë shërbim interneti. Në vend të kësaj, ofruesit e shërbimeve do të lejojnë që disa faqe të ngarkohen më shpejt, ose do t’i bëjnë përdoruesit që të paguajnë më tepër nëse duan të kenë akses në faqe të caktuara interneti.

Këto lloj kufizimesh janë ato që çuan shumë nga kompanitë më të mëdha të internetit në botë për të mbështetur neutralitetin e rrjetit në një seri protestash. Kohët e fundit, një mori faqesh të internetit, përfshirë Google, Netflix, Facebook dhe Reddit, u bllokuan për të protestuar kundër asaj që besojnë se do t’u ndodhë atyre nëse rregullat shfuqizohen.  

Komisioni Federal i Komunikimeve, nën drejtimin e Donald Trump, ka thënë se do të shfuqizojë një ligj që ndalon ofruesit e shërbimeve të internetit të ndërhyjnë në atë që njerëzit shohin në internet.

Trump ka kundërshtuar parimin që nga viti 2014, duke besuar se përpjekjet e Barak Obamës për ta mishëruar atë në ligj ishin thjesht një “kapje pushteti”.

Vendimi i KFK tani do të jetë pothuajse me siguri i miratuar dhe do të rikthejë një ligj të 2015 që detyronte kompanitë e internetit të rregulloheshin si shërbimet publike. Do të përfshijë rregulla specifike që i ndalojnë shtetet ose qytetet për të shmangur rregullin dhe për të vendosur parimet e tyre./

tvklan.al 







Të ngjashme